Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në sallën “Ali Asllani”, u zhvillua takimi mes një miku të veçantë vlonjat, një personaliteti të spikatur shqiptar, një mendimtari dhe një kontribuesi të jashtëzakonshëm në jetën tonë shoqërore dhe politike, profesorin e nderuar Gëzim Tushi.
Gëzim Tushi është një emër i njohur për të gjithë ne, jo vetëm si një akademik dhe sociolog me kontribute të vyera në analizën e fenomeneve shoqërore, por edhe si një aktor i rëndësishëm politik dhe një figurë e angazhuar në transformimin demokratik të shoqërisë shqiptare.
Rruga e tij shënon një kombinim të rrallë mes mendimit të thellë akademik dhe veprimit konkret politik.
Si studiues, puna e tij ka ndihmuar në kuptimin më të thellë të sfidave dhe mundësive që shoqëria jonë përballet në një botë gjithnjë e më komplekse.
Ndërsa si një lider politik ai ka dëshmuar vizion dhe aftësi për të frymëzuar dhe bashkuar njerëz në periudha të rëndësishme të historisë sonë të re.
Takimi u përshëndet edhe nga prof.dr. Aurela Saliaj, Rektore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Më pas, takimi vijoi në një bashkëbisedim mes auditorit të pranishëm, studentë, të rinj e pedagogë, me Gëzim Tushin dhe pedagogen Vilma Bello.
#universitetiismailqemalivlorë
#bashkëbisedimenëUV
#studiuesnëUVA
#autornëUV