Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në datën 20 janar, ora 11:00, në sallën “Ali Asllani” do të zhvillohet takimi me studiuesin, politologun dhe sociologun e njohur, profesorin z. Gëzim Tushi, personalitet shqiptar shumëdimensional, një përfaqësues i veçantë i elitës vlonjate, i cili ka kontribuar ndjeshëm në analizën dhe diskutimin e çështjeve sociale në Shqipëri.
Ai ka trajtuar tema të ndryshme, duke përfshirë dhunën ndaj grave, ndikimin e rrjeteve sociale në marrëdhëniet njerëzore dhe sfidat me të cilat përballen adoleshentët në shoqërinë moderne.
Përveç analizave dhe intervistave, Gëzim Tushi është autor i disa librave që trajtojnë çështje sociale dhe politike.
Për më shumë mbi mendimet dhe analizat e tij dhe për të shijuar bisedën me profesor Gëzim Tushin bashkojuni takimit📍 të datës 20 janar, ora 11:00, në sallën “Ali Asllani” të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.