njoftime

Eksplorimi i rolit kritik të të rinjve në zgjedhjet e sotme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me zyrën e prezencës së OSCE-së në Shqipëri po zhvillon fushatën, ku kanë në fokus përfshirjen e të rinjëve në proceset zgjedhore nëpërmjet konkursit “Rinia Krijon”.

Më datë 24 Tetor ora 11:00 Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj mirëpriti në ambjentet e biblotekës “Nermin Falaschi” ambasadorin e OSCE-së z. Michel Tarran  dhe përfaqësuesit e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pjesëmarrës të këtij takimi ishin studentët kryesisht nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Takimi kishte në fokus eksplorimin e rolit kritik të të rinjëve në zgjedhjet e sotme, ndërgjegjësimin e tyre për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor, si e ardhmja e çdo vendi. Çdo veprim çdo ide e tyre frymëzon të ardhmen e shoqërisë tonë. Qëllimi i këtij takimi është të inkurajojmë të rinjtë se çdo votë e tyre është e rëndësishme, ata duhet të shprehin mendimin e tyre.

Të gjithë së bashku duhet të ushtrojmë të drejtën e votës, është aspekt i rëndesishëm të vendosim vet për veten tonë.

Në mbyllje të takimit u zhvillua një lojë online, në forëm pyetësori me studentët prezent.

#universitetiismailqemalivlorë #osce #oscealbania #kiz #studentuv #jujenieardhmja