Thirrje mobiliteti për stafin akademik në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në “D’Annunzio University of Chieti-Pescara” në Itali.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “D’Annunzio University of Chieti-Pescara” në Itali hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.
Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Mobiliteti përfshin:
– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 1 (një)
– Periudha e mobilitetit: Mobiliteti duhet të realizohet nga shkurt 2025 deri shtator 2025
– Dieta ditore: 160 Euro/ditë.
– Shpenzime udhëtimi: Biletë avioni.
Kriteret për aplikim për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, i cili lidhet me fushën e shëndetësisë.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B1 gjuhe angleze/italiane).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike për stafin akademik (titulli akademik/ grada shkencore).
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje ID/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- majlinda.zahaj@univlora.edu.al
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 08/11/2024.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linket:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Pikën e kontaktit Prof. As. Majlinda Zahaj (majlinda.zahaj@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!