Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 1(një) vend të lirë pune:
1 (një) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2024-2025, pranë Departamentit të Kujdesit Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pedagog me kohë të plotë.
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare dhe laboratore në lëndët paraklinike
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.