njoftime

Një javë plot Shkëmbime Akademike, Dialogë Shkencor dhe mundësi për të ndarë përvoja Kulturore në mjediset e Fakultetit të Shkencave Humane.

Prej datës 21/10/2024 deri më 25/10/2024 .Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti  Edukimit ka kënaqësinë të mirëpresë  profesorët e nderuar  Panagiotis STAMATIS dhe Maria ARGYRIOU nga Universiteti AEGEAN (Rodos, Greqi) , si dhe profesoren Agata MALECHA nga Universiteti  WYŻSZA SZKOŁA KADR MENEDŻERSKICH (Poloni)

Gjatë kësaj jave Profesorët do të mbajnë leksione në  Departamentin e Edukimit duke ndarë njohuritë dhe arrtijet në botën akademike  me studentët dhe Stafin e Departamentin e Edukimit  (Fakullteti i Shkencave Humane).