Aktivitete njoftime

13th ASECU Youth International Conference and Summer School

Në datë 02.09.2024, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, mirëpriti për herë të parë, Shkollën Verore të Rrjetit ASECU, “13th ASECU Youth International Conference and Summer School”.

Gjatë kësaj jave studentë dhe staf akademik prej Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit “Fan Noli” Korcë si dhe studentë dhe staf akademik ndërkombëtar prej universiteteve Greke, Rumune, Hollandeze, Turke, Maqedonia e Veriut, Bullgare e Armene do të paraqesin punimet dhe leksionet e tyre.

Ceremonia e hapjes u përshendet prej Rektores së Universitetit “Ismail Qemali” Vlore, Prof. Dr. Aurela Saliaj. Rektorja në fjalën e saj, i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për komunitetin studentor si dhe për zhvillimin ndërkulturor.

Aktiviteti u përshëndet më tej prej Prof. Grigoris Zarotiadis, President i ASECU-së dhe profesor në Universitetin e Selanikut, Greqi, i cili në fjalën e tij paraqiti për auditorin një përmbledhje të qëllimeve të rrjetit ASECU.

Përfaqësuesja e Bashkia Vlorë përshëndeti aktivitetin dhe theksoi rëndësinë e organizimeve të tilla, si një mundësi për promovimin e qytetit.

Znj. Rezarata Sinanaliaj, prezantoi më tej aktivitetin një javor të shkollës verore, duke nënvizuar aktivitet më kryesore.

Shkolla Verore do të vazhdojë me aktivitetet dhe leksionet e planifikuara, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për studentët për të mësuar dhe për të bashkëpunuar në një ambient ndërkombëtar.