njoftime

Shkolla Verore në Matematikë  pa pagese me temë:  ‘‘Njohuri plotësuese për maturantët në fushën e matematikës’’

Departamenti i Matematikës në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore ne Universitetin ‘‘Ismail Qemali’’ , Vlorë  po organizon qe prej dates 01.07.2024  Shkollën Verore në Matematikë  pa pagese me temë:  ‘‘Njohuri plotësuese për maturantët në fushën e matematikës’’ .

Shkolla erore do te vazhdoje te zhvillohet deri ne daten  26 korrik 2024, gjithsej 4 jave.

 

Kjo shkollë verore ofron një platformë të shkëlqyer për të eksploruar thellësisht botën e matematikës, duke kombinuar mësimin teorik me aplikimin praktik të koncepteve në ushtrime.

Pjesëmarrja në këtë shkollë verore ndihmon maturantet dhe jo vetem  të zhvillojne njohuri të reja në:

Analizë Matematike dhe Kalkulus

Algebër dhe Gjeometri

Probabilitet dhe Statistikë

Matematikë e Aplikuar

Matematikë Diskrete dhe Kombinatorikë

dhe të përgatiten më mirë për të arritur sukses në degën që do të zgjedhin  për të studiuar ne universitet.

Ne dy javet ne vazhdim do te fillojne kurset:

Algjeber lineare dhe Gjeometri analitike

Nëse ka ende maturante te interesuar jane te mirepritur te vine dhe te kontaktojne me stafin e shkolles verore ne adresen:

Godina C

Salla 202, 307, 408

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

Universitetin ‘‘Ismail Qemali’’ , Vlorë