njoftime

Njoftim për Plotësimin e Pyetësorit për Vlerësimin e Shërbimeve ndihmës-akademike dhe Administrative 

Të dashur studentë!

Universiteti i Vlorës po organizon pyetësorin me qëllim vlerësimin e shërbimeve ndihmës-akademike dhe administrative për vitin akademik 2023-2024 në funksion të saj dhe të studentëve.  Studentët janë pjesa më e rëndësishme dhe preken drejtpërdrejt nga shërbimi që ofron UV, prandaj opinioni juaj është mjaft i nevojshëm dhe do të na shërbejë të gjithëve të kuptojmë më mirë se çfarë duhet përmirësuar në të. Gjithashtu plotësimi i këtij pyetësori do të jetë tepër i vlefshëm për t’i dhënë një shtysë të madhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

Plotësimi i pyetësorit kërkon pak kohë dhe anonimati juaj është i garantuar.

Pyetësori dërgohet në adresën tuaj zyrtare të krijuar nga Universiteti i Vlorës @univlora.edu.al. 

Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj pë plotësimin e pyetësorit.

https://docs.google.com/forms/d/1C2gROYQYpmX7HkNilcAjsMeMo-U1P1uS7GfEg50cZJM/prefill