Më 13 Mars 2024 Zyra e Marrëdhënjeve me Jashtë pranë Universitetit të Vlorës pati kënaqësinë të mirëpresë grupin e ri të studentëve Erasmus+ që kanë zgjedhur UV-në për një periudhë studimi dhe shkëmbimi kulturor.
Pesë studentët e ardhur, tre studentë prej Universitetit të Beogradit në Serbi, një student prej Kolegjit Universitar të Kishave të Krishtera të Arsimit të Mësuesve në Vjenë, Austri dhe 1 student nga Universiteti i Ataturk-ut në Turqi do të kryejnë mobilitetin e tyre pranë UV-së gjatë semestrit Pranverë të vitit akademik 2023-2024.
Gjatë takimit të tyre mirëseardhës, studentët u njohën me stafin dhe Zyrën e Marrëdhenieve me Jashtë, shërbimet dhe ambjentet e UV-së si dhe diskutuan me njëri- tjetrin mbi mbresat dhe pritshmëritë e tyre për këtë eksperiencë. Në takim, studentët u përshëndetën dhe nga Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim Institucional i cili u shpreh se për UV-në, çdo ardhje e studentëve të huaj është një rast për të përshëndetur diversitetin dhe për të ndarë njohuri dhe përvoja të reja. Urojmë të ndjeheni si në shtëpinë tuaj të dytë gjatë kësaj përvoje të jashtëzakonshme dhe ju inkurajojmë të shfrytëzoni plotësisht mundësitë akademike dhe kulturore që ofron qyteti i Vlorës.
Të dashur student! Mirësevini në familjen tonë të Universitetit të Vlorës!
Shpresojmë që koha juaj këtu të jetë e mbushur me suksese akademike dhe aventura të pafundme! Ne jemi këtu për të mbështetur çdo hap të rrugës suaj akademike dhe për të siguruar që koha që do të kaloni në Universitetin e Vlorës të jetë e frytshme dhe e paharrueshme.
#ErasmusPlus #UniversitetiVlorës #ShkëmbimKulturor”