njoftime

Info day 25 – 26 February 2024 – CRED4TEACH project and MOOC courses for Teacher qualification

Të nderuar mësues dhe studentë të degëve të mësuesisë,

Në kuadër të aktiviteteve të projektit CRED4TEACH, Erasmus Plus,
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë organizon një Workshop mbi:

Projekti CRED4TEACH dhe kurset MOOC për kualifikimin e Mësuesit në të ardhmen

Për të rritur kapacitetet e stafit mësimdhënës dhe administrativ nga institucionet partnere të projektit CRED4TEACH në Shqipëri, Mal të Zi dhe Ukrainë, dhe për të hartuar, zhvilluar dhe vlerësuar mikro-kredencialet e bazuara në MOOC për mësuesit, partnerët evropianë zhvilluan 2 sesione trajnimi për të paktën 46 anëtarë të përzgjedhur të stafit.
Ishin dy aktivitete të ndryshme trajnimi për grupe të synuara të ndryshme:
 • Trajnimi TË BËHESH NJË HARTUES EKSPERT I MOOC (udhëheqës Universiteti Anadollu) ku grupi i synuar është stafi mësimdhënës;
 • Trajnimi HARTIMI DHE VLERËSIMI I TRAJNIMIT TË MIKRO-KRE DENCIALEVE (udhëheqës Universiteti Aberta) drejtuar vendimmarrësve përkatës (si p.sh. rektorëve, zv/rektorëve për Sigurimin e Cilësisë dhe Kërkimit, drejtuesve të Departamenteve të Sigurimit të Cilësisë).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nëpërmjet grupit të punës pranë qendrës RDC, ka projektuar dhe zhvilluar  një kurs trajnimi MOOC i cili do të ofrohet falas për kualifikimin e mësuesve në modalitet online.
Do të dëshironim të ndanim me ju opinione dhe vlerësime për këtë mënyrë të re trajnimi.
Workshop do të zhvillohet në trajtë informuese dhe bashkëbiseduese  me anëtarët e projektit
Për pjesëmarrje, regjitrohuni në linkun më poshtë: