njoftime

Aktivitet Promocional në kuadër të Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor, i realizuar nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë.

Aktivitet Promocional në kuadër të Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor, i realizuar nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë.

 “Për çdo njeri,në çdo vend, shëndet për të gjithë”

Shëndeti si një e drejtë humane është detyrë e çdo individi në çdo vend ,që të  veprojë “tani” për t’a mbrojtur dhe respektuar këtë të drejtë duke përmirësuar cilësinë e jetesës.
Sistemi ynë nervor na ndihmon të komunikojmë, të mendojmë, të veprojmë dhe të sillemi. Sjellja është e vëzhgueshme, e matshme dhe e modifkueshme. Sjellja riskante është çdo sjellje që është e papranueshme nga familja, shoqëria dhe që prish funksionimin normal të shëndetit të personit.  Individët nuk i ndryshojnë sjelljet  e dëmshme deri në momentin  që arrijnë të kuptojnë që rrezikohet shëndeti i tyre.”

Sensibilizimi dhe rritja e njohurive të komunitetit dhe të të rinjëve për sjelljet e dëmshme shëndetësore që rrezikojnë shëndetin e tyre, për të parandaluar dëmtimin e shëndetit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës ishte qëllimi i aktivitetit që u zhvillua te Tre Racat nga Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë në bashkëpunim me Departamentin e Kujdesit Shëndetësor.

Qytetarëve ju ofrua informacion për sjelljet riskante, parandalimin e tyre si dhe matje falas e presionit arterial, pulsit , oksigjenit dhe glicemisë.