njoftime

Bursa Erasmus+ për personeli akademik trajnim në IES Ribeira do Louro, Spanjë

Thirrje për mobilitete trajnimi në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility në IES Ribeira do Louro

 

Në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility hapet thirrja per mobilitete trajnimi drejt IES Ribeira do Louro, Spanjë.

Ftohet të aplikojë personeli akademik nga disiplina të shkencave humane (fusha 0288 Arts and humanities sipas ISCED).

Numri i mobiliteteve: 2

Periudha: dhjetor 2023

Kohëzgjatja: 5 ditë

Afati i aplikimit: 29/11/2023

Për t’u informuar më shumë rreth institucionit pritës, jeni të lutur të konsultoni informacionin në faqen e mëposhtme:

  • Informacion për IES Ribeira do Louro, Spanjë: https://ribeira.org/en/home/

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online (https://forms.gle/McLLUYMPSLHMmr8n9 ), si dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në gjuhë angleze (kopje e dokumentit identifikues/pasaportë; dokument vërtetues për punësimin në UV; CV në gjuhën angleze; ftesë nga institucioni pritës; certifikatë për njohjen e gjuhës angleze, niveli A2.

Një kopje e dokumentave mbështetëse, të cilat do të ngarkohen në aplikimin online, si dhe vërtetimi nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin, duhet të dërgohet dhe në adresën elektronike international@univlora.edu.al

Stafi do të përzgjidhet nga një komision ad-hoc i ngritur nga strukturat e UV-së, i cili do të rendisë kandidatët sipas udhëzimeve të dërguara nga institucioni pritës.

Për çdo pyetje a paqartësi, mund të drejtoheni tek Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al), person kontakti për projektin/marrëveshjen.