njoftime

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Kadish në Spanjë (University of Cadiz)

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kadish në Spanjë (University of Cadiz) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

Mobiliteti në nivel rajoni (Shqipëri- Mal i Zi- Bosnje Herzegovina) përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave: 11
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024 (Shkurt-

Qershor 2024)

  • Bursa: 850 Euro/muaj
  • Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë), “Master” dhe “Doktoraturë” të UV-së. Studentët e doktoraturës duhet të marrin një ftesë nga një profesor në UCA (sipas listës në linkun https://www.uca.es/groups/?lang=en) duke dërguar abstraktin e hulumtimit të tyre të plotësuar siç duhet sipas Aneksit V.
  • Përfshihen të gjitha programet e studimit të ofruara në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj:
  • Për gjuhën spanjolle studentët Bachelor dhe Master minimalisht në nivelin B1, ndërsa studentët e doktoraturës minimalisht në nivelin B2.
  • Studentët, që regjistrohen ekskluzivisht në kurse 100% të ofruara në anglisht duhet të kenë çertifikatën e nivelit B1/B2, pasi oferta është shumë e kufizuar dhe kërkesa është shumë e lartë.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së përcaktuar prej UCA, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Pjesëmarrja e parë në Erasmus+: 1 pikë.
  • Merita akademike: 2 pikë
  • Studentët e masterit ose doktoraturës, propozimi i kërkimit të të cilëve korrespondon me fushat prioritare të universitetit partner ose UCA (kërkohet letra e ftesës, shih Shtojcën V): 2 pikë.
  • Certifikatë e gjuhës spanjolle niveli B2 ose më të lartë (dokumentacioni që vërteton duhet të bashkëngjitet përmes formularit të nominimit): 1 pikë.
  • Certifikata(at) e nivelit B2 ose më të lartë të gjuhëve të tjera (kërkohet të bashkëngjitni dokumentacionin mbështetës përmes formularit të nominimit): 1 pikë.
  • Studentët që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj. (kërkohet të bashkëngjitni dokumentacionin mbështetës përmes formularit të nominimit): 3 pikë.

Kritere të tjera shtesë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës spanjolle minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. bakaj@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 23/10/2023.

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

2) Faza e aplikimit

  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë pranë Universitetit të Cadiz.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen nga Universiteti i Cadiz në adresën e tyre të email-it për të vazhduar me procedurat e aplikimit.

3) Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës

  • Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Cadiz.
  • Në përfundim, Universiteti Cadiz do të publikoj listen e studentëve të përgjedhur në faqen zyrtare te internetit.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://internacional.uca.es/

https://asignaturas.uca.es/asig/

Kurse në gjuhën angleze të ofruara në semestrin e pranverës: shih dokumentin Excel bashkangjitur.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

COURSES IN ENGLISH_SPRING SEMESTER 2024 (2)

FORMULAR APLIKIMI STUDENT (8)

ANNEX V_ Abstract of research at UCA & Invitation Letter (2) (2)