Aktivitete njoftime

Aktiviteteve të organizuara të fokus-grupeve me studentë në prag diplomimi të disa prej programeve Master në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore si dhe Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, të realizuara gjatë muajit prill 2023

Në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 531, datë 11.09.2018 , Standardi I.2, Kriteri 2; Standardi I.3, Kriteri 1; Standardi I.2, Kriteri 2; Standardi I.2, Kriteri 6; Standardi I.8, Kriteri 1; Standardi II.5; Standardi II.4, Kriteri 1; Standardi II.6, Kriteri 1; Standardi III.4, Kriteri 2; Standardi IV.5, Kriteri 1; Standardi VI.2, Kriteri 3; Standardi VI.3, Kriteri 2; Standardi VI.3, Kriteri 4; Standardi VI.4, Kriteri 3, si dhe në përmbushje të rekomandimeve të lëna prej Grupeve të Vlerësimit të Jashtëm gjatë procesit të akreditimit të programeve të studimit për diversifikimin e instrumentave të brendshëm vlerësues, u organizuan gjatë muajit  prill 2023 takime me fokus-grupe me studentë dhe staf akademik të programeve të Ciklit të Dytë të Studimeve në dy prej Njësive Kryesore të UV-së (FSHHD dhe FSHTN), si një instrument matës dhe vlerësues për ecurinë dhe mbarëvajtjen e programeve të studimeve. Qëllimi i aplikimit të këtij instrumenti vlerësimi është përmirësimi i  mëtejshëm i cilësisë së programeve të studimit në kuadër të filozofisë së vlerësimit 3600 të Institucionit. Ky takim ka gjithashtu si qëllim të forcojë stabilitetin e programeve të studimit në universitet duke diversifikuar burimet dhe standardizuar mekanizmat e kontrollit, për t’u siguruar që ato të jenë në përputhje me standardet europiane. Në përfundim të takimeve të organizuara studentët vlerësuan disa aspekte si dhe sugjeruan përmirësime në disa prej programeve  të studimit.

 

Lista e programeve të vlerësuara:

 

  • Master Profesional “Mësuesi për AM në Biologji me profil minor në Kimi”,
  • Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”
  • Master Profesional “Mësuesi për AM në lëndën Informatikë”,
  • Master I Shkencave “Shkenca Kompjuterike”,
  • Master Profesional në “Matematikë”,
  • Master Profesional në “Histori-Gjeografi”
  • Master I Shkencave në “Drejtësi” (5 vjet)