Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.23 datë 27.02.2023 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel ndihmësakademik me karakter administrativ, me angazhim me kohë të plotë, në pozicionin:”Specialist i organizimit te aktiviteteve kulturore-sportive” pranë Sektorit të Këshillimit të Karrierës, Alumni dhe Aktiviteteve Kulturore-Sportive në Drejtorinë e Edukimit për Ciklin e I&II.
Përshkrimi i vendit të punës
Specialist i organizimit te aktiviteteve kulturore-sportive mbёshtet, inkurajon dhe asiston jetёn kulturore, artistike, kulturore e sportive tё studentёve dhe organizimeve tё tyre nё kёtё fushё. Nё funksion tё kёsaj pёrgjegjёsie harton projekte tё pёrbashkёta me studentёt dhe realizon veprimtaritё e parashikuara.