Të nderuar kolegë /e, dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
7 Marsi duhet të na motivojë edhe më shumë në përkushtimin tonë për arsimimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e shoqërisë.
Objektivi kryesor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë mbetet nxitja e mëtejshme e fuqizimit të dijes përmes punës serioze të stafeve akademike të UV-së.
Të gjithë mësuesve dhe pedagogë tanë të nderuar, të gjithë punonjësve të arsimit , Ju uroj Gëzuar festën e 7 Marsit, me urimin e përzemërt për suksese të reja dhe arritje në sferën e arsimit.
Shumë përzemërsisht Ju uroj Gëzuar 8 Marsin, Ditën e Gruas, të gjitha vajzave dhe grave që, janë shtylla kryesore e shoqërisë prej nga merr jetë vet jeta!
Përzemërsisht,
Rektori i UV-së
Prof. Dr. Roland Zisi