njoftime

Aktiviteteve të organizuara në kuadër të fokus-grupeve të realizuara me studentët në prag diplomimi të disa prej programeve Master në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, të realizuara gjatë muajit Shkurt 2023

Në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 531, datë 11.09.2018 , Standardi III.4, Kriteri 2; Standardi VI.2, Kriteri 3; Standardi VI.3, Kriteri 2; Standardi VI.3, Kriteri 4; Standardi VI.4, Kriteri 3, si dhe në përmbushje të rekomandimeve të lëna prej Grupeve të Vlerësimit të Jashtëm gjatë procesit të akreditimit të programeve të studimit për diversifikimin e instrumentave të brendshëm vlerësues, u organizuan gjatë muajit Shkurt 2023 takime me fokus-grupe me studentë dhe staf akademik të programve të Cikilit të Dytë të Studimeve në dy prej Njësitë Kryesore të UV-së( FSHHD si dhe FE) si një instrument matës dhe vlerësues për ecurinë dhe mbarëvajtjen e programeve të studimeve. Qëllimi i aplikimit të këtij instrumenti vlerësimi është përmirësimi i  mëtejshëm i cilësisë së programeve të studimit në kuadër të filozofisë së vlerësimit 3600 të Institucionit. Në përfundim të takimeve të organizuara studentët vlerësuan disa aspekte si dhe sugjeruan përmirësime në disa prej programeve  të studimit të vlerësuara. NJSBCVI do të përcjell një raport të detajuar pranë njësive bazë përgjegjëse për programet e studimit  që ishin pjesë e këtij vlerësimi, për tu diskutuar dhe reflektuar propozimet e nevojshme për përmirësimin e mëtejshëm të programeve të studimit.

 

Lista e programeve të vlerësuara:

  • Master I Shkencave në “Administrim Biznesi”,
  • Master I Shkencave “Financë”,
  • Master Profesional “Mësuesi për CLAB në Gjuhën Angleze”,
  • Master Profesional “Mësuesi për CLAB në Gjuhën Italiane”,
  • Master I Shkencave “Përkthim dhe Interpretim”,
  • Master I Shkencave “Edukim”,
  • Master I Shkencave “Pedagogji e Specializuar Sociale”,
  • Master I Shkencave “Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë