njoftime

NJOFTIM – Leksion i Hapur i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

LEKSION I HAPUR I INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, Z. ARTUR METANI, NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË

 

Në datën 27 Janar 2023, ora 09:30, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Artur Metani, do të mbajë një leksion të hapur me studentë të Departamentit të  Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.

Aktiviteti do të zhvillohet në sallën e leksionit të FSHHD-së.

Tema e leksionit të hapur do të jetë “Roli i ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë”.