njoftime

Sukses për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë me publikimin e artikullit shkencor të dy pedagogëve të Fakultetit të Shëndetit, në revistën prestigjoze “Nature”

Një nder dhe sukses i madh për Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës i cili ishte i vetmi Institucion Shqipëtar që morri pjesë përmes dy pedagogëve të Fakultetit të Shëndetit Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli (zv. Rektor për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional) dhe Prof. Asoc. Fatjona Kamberi (Drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore të Fakultetit të Shëndetit) në artikullin shkencor ku u prezantuan propozime/sugjerime për daljen nga Pandemia e COVID-19.

Artikulli me titull “A multinational Delphi Consensus to end the Covid 19 Public Health Threat” i cili sapo u publikua në Revistën prestigjoze “Nature” https://www.nature.com/articles/s41586-022-05398-2 mundohet të japi përgjigje se si do të dalim më shpejt dhe me sigurinë më të lartë nga pandemia e COVID-19.

386 shkenctarë nga 112 vende të botës në mesin e të cilëve edhe Shqipëria e përfaqësuar nga pedagogët e Fakultetit të Shëndetit propozuan mendimet dhe sugjerimet e tyre për ti dhënë fund sa më shpejt pandemisë së COVID-19.

Rezultati i konsensusit #COVIDconsensus të shkencëtarve pjesëmarrës përfshin 41 deklarata dhe 57 rekomandime në gjashtë fusha kryesore: komunikimi, sistemet shëndetësore, vaksinimi, parandalimi, trajtimi dhe kujdesi dhe pabarazitë – secila e drejtuar te qeveritë, sistemet shëndetësore, industria dhe palët e tjera kryesore të interesuara.

Pjesmarrja e grupit Shqipëtar në këtë artikull shumë të rëndësishëm krahas shkenctarëve nga Universitete prestigjoze ndërkombëtare si Oxford University, Harvard University etj. tregon qartë hapat e zhvilluara nga UV për prezencë ndërkombëtare në arenën e kërkimit shkencor.  #SuksesiUV