Një tjetër ditë e suksesshme trajnimi dhe informimi në gjuhën angleze, ku morën pjesë mbi 40 studentë dhe grupe përkatëse të interesit në ekonominë blu, inovacionin dhe sipërmarrjen, u mbajt në Vlorë në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe të Natyrës të Universitetit të Vlorës në datë 24 tetor 2022. Me këtë rast, përveç professor Kristofor Lapa (Koordinator lokal i projektit), u mbajtën leksione prej profesorëve të ftuar nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU), Fakulteti i Studimeve Detare të Universitetit të Splitit dhe Universiteti Teknik Vilnius Gediminas nga Lituania. Pjesëmarrësit u trajnuan me tendencat moderne në teknologjitë në det të hapur, sipërmarrjen detare, modelimin 3D dhe aktualitetin në fushën e trafikut detar.
Në fund, të pranishmit morën certifikata, në përmbushje dhe të paketës së punës WP5. Ky aktivitet u realizua përmes projektit Erasmus+ me titull “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive BLUE përmes arsimit të lartë dhe inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor – BLUEWBC” dhe përfshinte trajnime dhe ditë informative për studentët e fakultetit tonë dhe profesionistët të cilët çdo ditë përballen me sfida të caktuara në biznese, institucione dhe organizata në sektorët e ekonomisë blu.
Gjithashtu, për një informim më te gjerë Korodinatori kryesor i projektit si dhe një prej profesoreve prej patnerëve europian në projekt dhanë një intervistë të shkurtër mbi qëllimin e këtij aktiviteti dhe përfitimet e projektit në tërësi.