Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 61, datë 07.09.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të plotë, të fushës së Mjekësisë (specialist ose i përgjithshëm) për vitin akademik 2021-2022, pranë Departamentit të Kujdesit Shëndetësor.
Përshkrimi i vendit të punës
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.