[:sq]
Vendim Rektorati Nr. 25
Datë 18.11.2020
Për
“Miratimin e Propozimit të Drejtores të Komunikimit dhe të Burimeve Njerëzore, për Realizimin e Veprimtarisë Ndihmësakademike dhe Administrative Institucionale në Distancë”
Në mbështetje të ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve invektive”, referuar dhe situatës së krijuar dhe në zbatim të protokolleve shëndtësore anti Covid-19, përmes votimit elektronik të zhvilluar online në datën 18.11.2020, Rektorati:
VENDOSI
- Veprimtaria ndihmësakademike me karakter mësimor/administrativ dhe ajo administrative institucionale të realizohet në distancë (online). – Gjatë kësaj periudhe do të kryhen të gjitha detyrat funksionale të titullarit të institucionit për pjesën akademike dhe ai për pjesën administrative financiare.
- Duke respektuar protokollet shëndetësore, me Urdhër / njoftim të Rektorit / Administratorit apo të eprorit të dretpërdrejtë, çdo punonjës është i detyruar të paraqitet në punë (zyrë), për të përmbushur ato detyra që do të vlerësohen nga eprorët se nuk mund të kryhen në distancë.
- Orari i punës për personelin e UV-së, në ambientet e institucionit, do të jetë 08:00-13:00. Pjesa tjetër e orarit zyrtar do të realizohet online.
- Drejtorit/Sektorët të cilat ofrojnë shërbime do të kombinojnë punën në mjediset e institucionit me atë online duke proceduar përmes grafikut të hartuar nga Drejtori/Përgjegjësi dhe të miratuar nga Rektori/Administratori, në zbatim të varësisë funksionale. Zyrat e studentit, të cilat kryejnë arkëtime (pagesa e tarifës së studimit apo dhe të tjera shërbime), do të vijojnë të punojnë në institucion sipas oratit 08.00 – 14.00.
- Sekretaritë mësimore do të vijojnë punën në institucion sipas grafikut të miratuar nga përgjegjësi i njësisë bazë dhe drejtuesi i njësisë kryesore. Orari i punës do të jetë 08.00 – 14.00.
- Në njësitë kryesore ku zhvillohen laboratore, personeli ndihmësakademik me karakter mësimor, do të vazhdojë punën sipas grafikut të miratuar nga përgjegjësi i njësisë bazë dhe drejtuesi i njësisë kryesore.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi do të zbatohet deri në një vendim të dytë të Rektoratit, në varësi të situatës Covid-19.
REKTORI
Prof. Dr. Roland ZISI
[:]