[:sq]
Një grup studentësh, ditën e premte dt.21-12-2018 bënë një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës Vlorë
Një grup studentësh të vitit të parë të Fakultetit të Shëndetit Publik, me iniciativën dhe organizimin e tyre të pavarur, ditën e premte dt.21-12-2018 bënë një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës Vlorë, ku kaluan disa orë në shoqërinë e fëmijëve.
Fëmijët e institucionalizuar kanë nevojë për shumëçka, por mbi të gjitha kanë nevojë për dashurinë njerëzore. Komplimente studentëve të Infermierisë, që e kanë përqafuar dimensionin human të shërbimit infermieror që në hapat e parë të formimit të tyre si infermierë!
Urimet më të mira për Vitin e Ri! Festa të gëzuara për të gjithë, fëmijë dhe studentë!
[:]