[:sq]Me rastin e 4 Shkurtit, Ditës Botërore kundër Kancerit, nën sloganin “Identifikimi i hershëm shpëton jetë”, pedagoge të FSHP, Departamenti i Kujdesit Shëndetësor me pjesëmarrjen e studenteve të Masterit Profesional në Pediatri organizuan një aktivitet promocional-informues-edukativ me të rinjtë, studentë të Universitetit të Vlorës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe sensibilizimi i të rinjve rreth sjelljeve riskoze të stilit të jetesës me impakt në shpeshtësinë e kancerit. Gjatë prezantimeve u transmetua informacion i vlefshëm për tipet e kancereve me prevalencën më të lartë në Shqipëri si kanceri i qafës së mitrës, i gjirit, pulmonar, i prostatës, intestinal etj, Informacioni kishte në fokus faktorët e rrezikut, masat parandaluese dhe metodat depistuese si elementë kyç në parandalimin e hershëm të kancerit, kapjen në kohë të sëmundjes dhe uljen e vdekshmërisë. [:]