[:sq]
Në datat 22-26 Janar 2018,delegacioni i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i drejtuar nga Zv. Rektor Ph.D. Enkelejd A. Mëhilli, zhvilloi një sërë takimesh mjaft të rëndësishme dhe me interes pranë Universitetit të qytetit “Turku” në Finlandë.
Universiteti i Turku është universiteti i dytë më i madh në vend, pas Universitetit të Helsinkit, sipas regjistrimit të studentëve. Është themeluar në vitin 1920 dhe gjithashtu ka fakultete në qytete të tjera të Finlandës si Rauma, Pori dhe Salo.
Ditën e parë u zhvillua një takim në Qendren Brahea.
Qendra Brahea është një njësi e pavarur në Universitetin e Turkut që ofron shërbime ndërkombëtare të kërkimit dhe trajnimit. Qendra Brahea përbëhet nga dy nën-njësi, Hulumtimi dhe Zhvillimi i Zonës si dhe Qendra për Studime Detare. Fushat kryesore operacionale të Qendrës Brahea përfshijnë industrinë ushqimore, inovacionin, biznesin dhe grupin detar. Përveç arsimit në këto lëndë, njësia është profilizuar si një zhvillues i mjediseve mësimore interaktive.
Pas prezantimit të të dy universiteteve, diskutimi u perqendrua në projektin TEAVET, në rrjetin “Studentet Ambasadorë” dhe SparkUp.
Dita e dytë e vizites u fokusua në projektet nderkombëtare. Në veçanti u shqyrtua mundësia e perfshirjes në një numër të madh të projekteve evropiane, si Mobility Grant dhe projekti SMS-HOME.
Takimi me Zv. Rektorin për Zhvillimin dhe Kerkimin, Prof.Kalle-Antti Suominen u zhvillua në daten 24 Janar. Gjithashtu në këtë datë, u prezantuam edhe me “Boost Turku”, organizate sipërmarrëse studentore.
Në daten 25 Janar u zhvilluan dy takime. Takimi i parë me TYY, Unioni Studentor ku u prezantuan sherbimet i tutorimit ( asistencë dhe drejtim), strehimit, aktiviteteve për studentët ndërkombëtarë dhe kombëtarë. Me Student Support Service u zhvillua takim i dytë, ku u prezantuan dhe diskutuan, koncepti i shërbimit të studentëve, mobiliteti ndërkombëtar për stafin dhe studentët, këshillimi i karrierës dhe Alumni.
Ditën e fundit se vizites në Finlad delegacioni e UniVlores ka takuar Zv. Rektorin për Edukimin dhe Zhvillimin e Strukturave Arsimore Prof. Riitta Pyykko, dhe ka diskutuar mbi modalitetet dhe teknikat që aplikohen për sigurimn e cilësise në Universitetin i Turku.
Përfaqësuesit e Universitetit i Turku kanë shprehur deshirën për të mbështetur Universitetin e Vlorës në përmirësimin e shërbimeve për studentët, përmirësimin e cilësisë, përmirësimin e kurrikualve etj.
Gjithashtu u diskutua parimisht edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në muajt e ardhshëm.
[:]