njoftime

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “Dunarea de Jos University of Galati“ në Rumani

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Dunarea de Jos University of Galati” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

  • Lloji i mobilitetit: Studim.
  • Kohëzgjatja: 4 muaj e 4 ditë.
  • Numri i kuotave: 3 (tre).
  • Periudha e mobilitetit: Semestri vjeshtë 2025.
  • Bursa: 800 Euro/muaj.
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit).
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0410 Business and administration not further defined; 0311 Economics; 0716 Motor vehicles, ships and aircraft (naval); 061 Information and Communication Technologies not further defined; 023 Languages not further defined (English) ; 0421 Law; 0713 Electricity and Energy; 0715 Mechanics and metal trades.
  • Të jenë studentë, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze minimumi niveli B1.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf )

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 10/06/2025.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

📄 FORMULAR APLIKIMI STUDENT Dunarea de Jos University of Galati“ në Rumani.