njoftime

Universiteti i Vlorës shpallet fitues në thirrjet kombëtare të AKKSHI për vitin 2025!

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, duke u shpallur fitues në 4 projekte kombëtare me financim nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Rezultatet e aplikimeve:

  • ✅ Programi i Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH)
    📄 Aplikime: 8
    🏆 Projekte fituese: 1
  • ✅ Programi i Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH)
    📄 Aplikime: 11
    🏆 Projekte fituese: 3

 

Projektet fituese PKKZH:

  1. “TRA-DI-T.” – Trasformimi digital në turizëm: Ndikimi i teknologjisë në konkurrueshmërinë e SMBV në Qarkun e Vlorës, sfidat dhe mundësitë
    🏛️ Qendra Kërkimore Shkencore – Fakulteti i Ekonomisë
    📌 Drejtuese projekti: Dr. Rezarta Kasëmi (Hasanaj)
    💶 Buxheti total: 1,590,810 lekë
  2. “Onomastika e Lumit të Vlorës – Trashëgimi arkeologjike-gjuhësore”
    🏛️ Qendra Kërkimore Shkencore – Fakulteti i Shkencave Humane
    📌 Drejtuese projekti: Prof. Asoc. Zamira Alimemaj
    💶 Buxheti total: 1,768,980 lekë
  3. “Aspekte juridike dhe gjuhësore për të drejtat e emigrantëve”
    🏛️ Departamenti i Gjuhëve të Huaja – Fakulteti i Shkencave Humane
    📌 Drejtuese projekti: Prof. As. Kozeta Hyso
    💶 Buxheti total: 2,008,846 lekë

 

Projekti fitues PIKSH:

  • “Ngritja e Qendrës Shkencore për Monitorimin dhe Ekologjinë Detare në Vlorë”
    🏛️ Departamenti i Biologjisë – Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
    📌 Drejtuese projekti: PhD Ina Nasto
    💶 Buxheti total: 10,520,000 lekë

 

Ky rezultat dëshmon për angazhimin dhe përkushtimin e Universitetit të Vlorës në forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të dijes, teknologjisë dhe shoqërisë.

 

ℹ️Më shumë informacion:
📎 Projektet fituese PKKZH 2025
📎Projektet fituese PIKSH 2025-2026