njoftime

Maratona UniVlora 2025

Sot më datë 29 maj 2025 u zhvillua aktiviteti, “Maratona 2025” nën sloganin “Fuqia e paqes kundër dhunës dhe bullizmit ”,  në kuadër të nxitjes së një jete të shëndetshme dhe aktive duke promovuar aktivitetin fizik tek studentët dhe stafi akademik.

Sektori i Këshillimit të Karrierës Shërbimit të Studentëve dhe Alumnit, në bashkëpunim me Këshillin Studentor të UV-së, në vijim të organizimeve të aktiviteteve sportive, organizuan kësaj radhe “Maratonën 2025”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i komunitetit universitar, krijimi i ndjenjës së përkatësisë dhe bashkëpunimit mes pjesëmarrësve, promovimi i universitetit si një institucion aktiv dhe i përkushtuar ndaj zhvillimit gjithë përfshirës të studentëve.

Pjesëmarrës ishin të gjithë studentët nga të katërt Fakultetet e UV-së.

Maratona u zhvillua në akset rrugore (start–Rektorat,- Uji i Ftohtë Vlorë, finish- Rektorat).

Ky aktivitet u përgëzua edhe nga Rektorja Prof.Dr.Aurela Saliaj e cila përshëndeti studentët pjesëmarrës në “Martona 2025”.

Në këtë edicion fituesi nga vajzat “Vendi i parë Maratonë 2025 UV” ishte Kristina Kantonikova, një studente e huaj nga Çekia ardhur në UV si  studente Erasmus + Learning Agreement në departamentin e Biologjisë.

Fitues nga djemtë “Vendi i parë Maratonë 2025 UV” ishte studenti Emanuel Koço nga Fakulteti i Shëndetit departamenti Infermieri.

Fituesit e maratonës universitare u shpërblyen me çmime simbolike si medalion për fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treat, si dhe  çertifikata për fituesit e vendeve të para dhe pjesëmarrësit në këtë maratonë.