njoftime

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “Osnabruck University” në Gjermani.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Osnabruck University” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

  • Lloji i mobilitetit: Studim.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj.
  • Numri i kuotave: 6 (gjashtë).
  • Periudha e mobilitetit: Semestri vjeshtë 2025.
  • Bursa: 850 Euro/muaj.
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), “Master” dhe “Doktoratë” të UV-së.
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushën sipas kodit ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale dhe udhëzimeve të universitetit partner: “0232 Literature and linguistics”.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze ose gjermane të jetë minimumi niveli B1.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf )

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1 ose kanë përfituar më pak.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 06/06/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

 

Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me koordinatoren e marrëveshjes Prof. Dr. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al); Drejtuesen e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Asoc. Kozeta Hyso (kozeta.hyso@univlora.edu.al) ose me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

📄 FORMULAR APLIKIMI STUDENT Osnabruck University