njoftime

Workshop mbi Etikën në Media dhe Vetërregullimin

Më 27 maj 2025, në ambientet e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” pranë Universitetit të Vlorës, u zhvillua workshop-i me temë “Etika në media dhe vetërregullimi”, organizuar nga Këshilli Shqiptar i Medias dhe organizata Res Publika, në bashkëpunim me Laboratorin Mediatik Universitar.

Trajnimi u udhëhoq nga gazetari Koloreto Cukali, me fokus tek rëndësia e etikës në raportimin mediatik, vetërregullimi profesional dhe sfidat e informimit të përgjegjshëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë gazetarë profesionistë dhe studentë , të cilët ndanë mendime dhe diskutuan mbi balancën mes së drejtës për të informuar dhe detyrimit për të mbrojtur dinjitetin e njeriut.

Workshop-i shërbeu si një nxitje për reflektim mbi rolin e të rinjve në ndërtimin e një media etike, të përgjegjshme dhe në shërbim të publikut.