njoftime

Vendim Senati Nr.60, datë 21.05.2025

PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PROCESIT TË VETËKANDIDIMIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË ETIKËS NË UV

Në mbështetje të nenit 44, të ligjit Nr.80/2015″Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 28, pika 2 të Statutit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, referuar Vendimit Nr. 51, datë 29.04.2025 të Senatit Akademik, në të cilin, pas shpalljes publike të procesit të vetëkandidimit për anëtarë të Këshillit të Etikës në UV, nuk u plotësua numri i kandidaturave, Senati Akademik në mbledhjen e tij të radhës datë 21.05.2025

VENDOSI:

  1. Të miratojë shtyrjen e afatit për proçesin e vetëkandidimit për anëtarë të Këshllit të Etikës me qëllim plotësimin e këtij pozicioni dhe mbarëvajtjen e punëve në Institucion deri në datën 06.06.2025.
  2. Vendimi t’i njoftohet gjithë personelit akademik, ndihmësakademik, administrativ, Këshillit të Etikës aktual dhe Këshillit studentor në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.

 

Këtë vendim mund ta shkarkoni KËTU: (VSA60).