njoftime

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë shpall me krenari suksesin në programin kërkimor READ – Cohorta IV

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka kënaqësinë të ndajë me komunitetin akademik dhe publikun e gjerë rezultatet pozitive nga pjesëmarrja në programin kërkimor READ (Research Expertise from the Academic Diaspora), për cohortën e katërt.

📅 Me shpalljen e thirrjes së aplikimeve, e cila zgjati deri më 5 dhjetor 2024, në datën 30 tetor 2024 u organizua një sesion informues në ambientet e universitetit. Aktiviteti rezultoi shumë i suksesshëm, duke gjeneruar 11 aplikime nga pedagogë dhe studiues të UV-së.

✅️Si rezultat, 3 projekte kërkimore nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë u shpallën fituese:

🔬 Projekti 1
Titulli: Qualitative Analysis and Inverse Problems for a Class of Non-linear Partial Differential Equations: A Research and Training Effort
Fakulteti: Shkencave Teknike dhe Natyrore
Ekipi kërkimor:
• Prof. Asoc. Ermal Feleqi (UV)
• Prof. Asoc. Dr. Besiana Çobani (UT)
• Prof. Dr. Fioralba Cakoni (Diaspora scholar, Rutgers University, SHBA)

🌿 Projekti 2
Titulli: Shushica River: Bridging Ecology and Molecular Science to Train the Next Generation of Scientists
Fakulteti: Shkencave Teknike dhe Natyrore
Ekipi kërkimor:
• Dr. Aurora Bakaj (UV)
• Prof. Asoc. Denada Sota (UV)
• Prof. Asoc. Hajdar Kiçaj (UV)
• PhD Student Mariola Ismailaj
• Dr. Bationa Benneëitz (Diaspora scholar, Martin Luther University, Gjermani)

👶 Projekti 3
Titulli: Harmonization of the Curricula of Children’s Rights
Fakulteti: Shkencave Humane
Ekipi kërkimor:
• Dr. Jonada Zyberaj (UV)
• Dr. Oljana Hoxhaj (UV)
• Prof. Andi Hoxhaj (Diaspora scholar, King’s College, Londër)

 

Për më shumë informacion mbi programin READ, ju ftojmë të vizitoni: https://adrf.al/read

📩Për pyetje ose informacion shtesë rreth programeve të financuara nga AADF, kontaktoni:

Fjora Dhimitri
Office Coordinator – “CleanScore” Project, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
✉️ f.dhimitri@aadf.org

Zyra e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
✉️ projects.research@univlora.edu.al