njoftime

Konferenca e 1-rë Ndërkombëtare “Epidemia e heshtur e sëmundjeve jo të transmetueshme: qasje inovative dhe multidisiplinare për parandalimin dhe menaxhimin”

Konferenca e 1-rë Ndërkombëtare “Epidemia e heshtur e sëmundjeve jo të transmetueshme: qasje inovative dhe multidisiplinare për parandalimin dhe menaxhimin” –  “The Silent Epidemic of Non-Communicable Diseases: Innovative & Multidisciplinary Approaches for Prevention & Management” (1st INTERCON-SE-NCDs-I-MAP), një bashkëpunim i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik (SRC4PH) pranë Fakultetit të Shëndetit.

Objektivi i konferencës është të bashkojë:

▪Mjekë
▪Profesionistë të kujdesit shëndetësor
▪Fizioterapistë
▪Farmacistë
▪Stomatologë
▪Akademikë & Kërkues shkencorë
▪Studentë & grupe të tjera interesi

Një platformë për bashkëpunim, inovacion dhe qasje të integruar ndaj sëmundjeve kronike jo të transmetueshme!

Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij eventi ndërkombëtar me qasje multidisiplinare

31 Maj 2025
Salla “Ali Asllani”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
08:00 – 08:30 Regjistrimi & shpërndarja e materialeve
08:30 Ceremonia e hapjes

 

🛈 Për më shumë info, kontaktoni koordinatorët:

✉️Prof. Assoc. Rezarta Lalo – rezarta.petani@univlora.edu.al 
✉️Prof. Assoc. Fatjona Kamberi – fatjona.kamberi@univlora.edu.al