njoftime

Aktivitet Promocional për “BULLIZMIN” me temë: “Fol me fjalë për të lumturuar ose hesht për të mos lënduar”

Në kuadër të Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor, Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë me koordinatore Majlinda Rakipaj realizoi Aktivitetin Promocional nëpërmjet një leksioni të hapur për “BULLIZMIN” me temë : “Fol me fjalë për të lumturuar ose hesht për të mos lënduar”

“Kushdo qofsh, ji një njeri i mirë ”

– Abraham Lincoln

Por në kohën sot a jemi të tillë?

“Gjej kohë të mendosh. Gjej kohë të qeshësh. Gjej kohë të duash dhe të duhesh. Gjej kohë të lexosh. Gjej kohë të jesh mik. Gjej kohë të bësh mirësi.”

– Nënë Tereza

Por në kohën sot a gjejmë kohë? A krijojmë kohë?

Bullizmi si fenomen i reflektimit të të sotmes dhe përcaktues i së nesërmes dhe si një pasqyrë po na tregon çfarë ne si shoqëri tolerojmë dhe a reagojmë sa duhet dhe si duhet?

Statistikat dhe kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se 1 në 2 njerëz përjetojnë bullizëm.Këta persona bëhen kritikë,fajësojnë vetveten për të gjetur arsyen dhe shkakun përse bullizohen duke fshehur dhe ndryshuar atë pjesë unike të karakterit dhe humbasin vetëbesimin.

Kjo dhimbje fizike dhe psikologjike e reflektuar me frikë dhe heshtje i çon në vetëvrasje. Në një kohë ku mësojmë të flasim, a mësojmë si duhet dhe të dëgjojmë, të mirëkuptojmë,të respektojmë, të jemi njerëzor dhe të mirë edhe kur është e vështirë? Por sa ndërprerje ëndrrash dhe humbje jete duhet të ndodhin që ne të reagojmë? Nëse pa dashje ,me dashje ke lënduar dikë gjithmonë është momenti për të reflektuar,kërkuar falje dhe përmirësuar.

Sot, nesër dhe gjithmonë të jemi zëri dhe dora që ndihmon ,jo që bullizon.

Thirrja për veprim, përmirësim,ndryshim i sjelljeve të dëmshme dhe reflektim për të krijuar një botë të shëndetshme,të sigurt dhe pa frikë që gjithsecili të jetë vetvetja dhe simbol i karakterit të jetë mirësia ishte qëllimi i realizimit të leksionit të hapur me pjesëmarrje dhe të psikologes Znj. R.Radhima, specialistes Znj. M.Zeqiri dhe grupit të punës Znj. D.Selfo, Znj. N.Cakerri, Znj. D.Taraj, Znj. V.Prifti i realizuar në ambientet e Fakultetit të Shëndetit.