njoftime

Leksion i Hapur në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB)

Në datën 26 maj 2025, në ambientet e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, u zhvillua një leksion i hapur në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm, organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB).

Ky aktivitet synoi të prezantojë rolin strategjik të auditimit të brendshëm në sistemin bankar shqiptar, sfidat që ky funksion përballet në praktikë, si dhe rëndësinë e tij për funksionimin e shëndetshëm financiar të institucioneve.

Në hapje të aktivitetit, përfaqësues të Fakultetit të Ekonomisë përshëndetën të ftuarit dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për rritjen e përgatitjes profesionale të studentëve në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Të ftuara speciale ishin:

  • Znj. Evis Eskiu, përfaqësuese e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA)
  • Znj. Laura Mile, përfaqësuese e ProCredit Bank

Të dyja janë anëtare të Komitetit të Auditimit pranë AAB-së dhe ndanë me studentët përvoja konkrete nga praktika e përditshme bankare, duke sjellë një vlerë të shtuar për formimin profesional të tyre.

Ky leksion u ndoq me interes nga studentë të programeve Bachelor dhe Master në Financë dhe Teknologji Informacioni, të cilët u angazhuan në pyetje dhe diskutime mbi temat e trajtuara.