njoftime

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “University Chieti-Pescara” në Itali

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “University Chieti-Pescara” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

  • Lloji i mobilitetit: Studim.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj.
  • Numri i kuotave: 1 (një).
  • Periudha e mobilitetit: Semestri vjeshtë 2025 (15 shtator 2025 deri 15 shkurt 2026).
  • Bursa: 850 Euro/muaj.
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Master”.
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0232 Literature and linguistics; 913 Nursing and midwifery.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës italiane ose angleze minimumi niveli B1.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf )

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1 ose kanë përfituar më pak.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 30/05/2025.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

https://www.unich.it/sites/default/files/english_courses.pdf

  • Lista e kurseve në gjuhën angleze “Master”:
  • PSYCHOLOGY OF WELL-BEING AND PERFORMANCE – Master
  • PLANETARY SCIENCES – Master
  • HEALTH PROFESSIONS OF REHABILITATION SCIENCES – Master
  • BUILDING ENGINEERING- Cultural Heritage – Master
  • COMPUTATIONAL COGNITIVE SCIENCE –Master
  • ECONOMICS AND MANAGEMENT –Master
  • LEGAL STUDIES FOR BUSINESS INTERNATIONALISATION AND INNOVATION – Master
  • Lista e kurseve në gjuhën italiane: https://en.unich.it/teaching

 

Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni si vijon:

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

📄 FORMULAR APLIKIMI STUDENT University Chieti-Pescara