njoftime

Bursa Erasmus+ për studentët e UV-së në “University of Cadiz” në Spanjë

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “University of Cadiz” në Spanjë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “University of Cadiz” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), “Master” dhe “Doktoratë”.
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me të gjitha fushat e ofruara në UV.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze ose spanjolle të jetë minimumi niveli B1.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të udhëzimeve të përcaktuara prej “University of Cadiz” sipas linkut https://internacional.uca.es/wp-content/uploads/2025/03/Convocatoria-KA171-SMS-IN-25-26-EN-1.pdf , si dhe rregullores “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf).

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1 ose kanë përfituar më pak.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Ftesa për studentë master dhe doktoratës, të cilët duhet ta marrin pranimin nga një profesor në Universitetin e Kadish sipas listës në linkun https://www.uca.es/grupos/ duke i dërguar abstraktin e hulumtimit të tyre sipas dokumentit “Annex V”. https://internacional.uca.es/25-26-erasmus-ka171-sms-in/
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 30/05/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me koordinatoren e marrëveshjes Dr. Aurora Bakaj (aurora.bakaj@uinivlora.edu.al) ose me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

 

 

FORMULAR APLIKIMI STUDENT University of Cadiz