njoftime

Bursa Erasmus+ për studentët në “VID Specialized University” në Norvegji

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “VID Specialized University” në Norvegji.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “VID Specialized University” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit); “Master”.
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushën sipas kodit ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0913 Nursing.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze minimumi niveli B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf )

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1 ose kanë përfituar më pak.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 27/05/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

  • Ëebsite: https://www.vid.no/en/
  • Kurse në anglisht si mëposhtë:
  • BASOS4020 Introduction to the Norëegian Ëelfare State (10 ECTS)
  • BASOS4030 Knoëledge Development in Social Ëork (5 ECTS) (also open for nursing students)
  • BASP2201 Project Management, Innovation and Interdisciplinary Collaboration in a Changing Society (15 ECTS)

Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me koordinatorin akademik, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al ) ose Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT VID