njoftime

Bursa Erasmus+ për personelin për Mësimdhënie ose Trajnim në “University of Valencia” në Spanjë

Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “University of Valencia” në Spanjë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “University of Valencia” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie ose Trajnim.

– Numri i kuotave: 1 (një).

– Periudha e mobilitetit: 20/10/2025-24/10/2025 (Java ndërkombëtare me tematikë “Drejt lëvizshmërisë pa problem”.)

– Dieta ditore: 160 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodit ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0113 Degree in primary school education major in music education specialist.
  • Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze ose spanjolle të jetë minimumi niveli B2.

Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim punësimi.
  • CV në gjuhën angleze.
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda dates 27/05/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.uv.es/en

Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me koordinatoren e marrëveshjes Dr. Eliona Lici (eliona.lici@univlora.edu.al) ose me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

Formular staf akademik _Valencia

FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN JO AKADEMIK _Valencia