njoftime

📌 Leksion i Hapur në Fakultetin e Ekonomisë – Auditimi i Brendshëm në Sektorin Bankar

Në kuadër të bashkëpunimit me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) dhe në nder të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, organizon një leksion të hapur me temë:

🟠 “Roli i Auditimit të Brendshëm në Sektorin Bankar”
📅 Data: 26 Maj 2025
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Biblioteka e Fakultetit të Ekonomisë

🔹 Leksioni do të mbahet nga auditues të brendshëm të bankave të nivelit të dytë, anëtarë të Komitetit të Auditimit pranë AAB.
🔹 Synon studentët e programeve Master dhe Bachelor në fushat e Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
🔹 Aktiviteti do të ofrojë një pasqyrë mbi praktikat dhe sfidat e auditimit në sektorin bankar si dhe mundësitë për karrierë në këtë drejtim.

📸 Bashkëngjitur do të gjeni foto nga aktiviteti dhe raportin përmbledhës pas përfundimit.