njoftime

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “University of Kalisz” në Poloni.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “University of Kalisz” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit).
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushat sipas kodeve ISCED të udhëzuara prej universitetit partner: 0413 Management dhe 0913 Nursing and Midwifery.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze ose polake minimumi niveli B1.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf ).

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse disponohet).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë (Godina e Rektoratit, Kati i II-të) brenda datës 23/05/2025.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

 

  • Kurse të tjera për referencë:
  1. MARKETING (5 ECTS)
  2. STAFF TEAM BUILDING (5 ECTS)
  3. INTERNATIONAL BUSINESS LAW (5 ECTS)
  4. ACCOUNTING (5 ECTS)
  5. ENTREPRENEURSHIP (5 ECTS)
  6. FOREIGN LANGUAGE (ENGLISH) (2 ECTS)
  7. FORENSIC MEDICINE (5 ECTS)
  8. EMERGENCY MEDICINE (5 ECTS)
  9. PROFESSIONAL FOREIGN LANGUAGE  (ENGLISH) (2 ECTS)
  10. HEALTH ACTIVITY FORMS OF ADULTS AND THE ELDERLY (5 ECTS)
  11. QUALITY AND MANAGEMENT IN HEALTH CARE  (5 ECTS)
  12. HISTOLOGY (5 ECTS)

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

 

📝 FORMULAR APLIKIMI STUDENT Kalisz

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!