njoftime

UniVlora Podcast nr. 22 – Zërat e rinj të infermierisë. Flaviana, Fabio dhe Algisa

🎙️Podcast nr. 22 – UniVlora -YouTube

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, mikpritëm tre studentë të vitit të parë në programin Infermieri-Mami:Floviana, Fabio dhe Algisa të gjithë anëtarë të Këshillit
Studentor në Fakultetin e Shëndetit.Ata ndanë përvojat e tyre të para në rrugëtimin drejt një profesioni human dhe me përgjegjësi të lartë, si dhe reflektuan mbi sfidat, emocionet, praktikat mësimore dhe ndjeshmërinë që
kërkon kjo fushë. Si zëra të angazhuar në jetën akademike dhe përfaqësues të studentëve, ata sollën një mesazh të qartë. Brezi i ri i infermierëve po formohet me vlera, pasion dhe vizion për të ardhmen.