njoftime

Pyetësor për Perceptimet e Rinisë Shqiptare mbi Bashkimin Evropian dhe Procesin e Integrimit.

Ekipi i ESN Tirana kërkon mbështetjen tuaj në shpërndarjen e një pyetësori për të rinjtë e të rejat në Shqipëri.

Ky pyetësor synon të mbledhë perceptimet e të rinjve shqiptarë (mosha 15-29 vjeç) mbi Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Pyetësori përfshin pyetje të mbyllura që mbulojnë tema të ndryshme të BE-së. Qëllimi ynë është të kuptojmë më mirë mendimet dhe ndjenjat e të rinjve shqiptarë mbi këto tema dhe të promovojmë përfshirjen e tyre në proceset e integrimit.

Pyetësori është anonim dhe konfidencial. Link: https://forms.gle/qbjqK4JwGB6KE4T97

Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të arrijmë të rinjtë shqiptarë, sidomos nga komunitetet me më pak mundësi, për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfshihet në proceset e integrimit.