njoftime

FOKUS-GRUPE ME STUDENTË NË PRAG DIPLOMIMI TË PROGRAMEVE MASTER, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE, TË REALIZUARA GJATË MUAJIT MAJ 2025

Gjatë muajit maj 2025, u organizuan fokus-grupe me studentët e Fakultetit të Shkencave Humane, me qëllim që të mblidhen mendimet dhe përvojat e tyre gjatë eksperiencës në UV.

Në kuadër të procesit të akreditimit periodik të programeve master në Fakultetin e Shkencave Humane (FSHH), në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me VKM nr.531, datë 11.09.2018, si dhe vendimit nr. 824, datë 24.12.2021 për miratimin e kodit të cilësisë së arsimit të lartë, Standardi I.3, Kriteri 1; Standardi I.2, Kriteri 2; Standardi I.2, Kriteri 6; Standardi I.8, Kriteri 1; Standardi I.2, Kriteri 2; Standardi II.4, Kriteri 1; Standardi II.6, Kriteri 1; Standardi III.4, Kriteri 2; Standardi IV. 5, Kriteri 1; Standardi VI.2, Kriteri 3; Standardi VI.3, Kriteri 2; Standardi VI.3, Kriteri 4; Standardi VI.4, Kriteri 3;

Kjo iniciativë për diversifikimin e instrumenteve të brendshëm vlerësues është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Diskutimet e organizuara me studentët në prag të diplomimit janë thelbësore, pasi ato ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të mbledhur mendime dhe përvoja të drejtpërdrejta nga ata që përfitojnë prej procesit mësimor.

Takimet e fokus-grupeve kanë si qëllim kryesor:

– Të identifikojnë nevojat dhe sfidat me të cilat përballen studentët gjatë studimeve të tyre;

– Të mbledhin informacione mbi përvojat dhe pritshmëritë e studentëve për programet akademike;

– Të zhvillojnë ide dhe propozime për përmirësimin e strukturave akademike dhe mbështetjes për studentët.

 Lista e programeve të vlerësuara:

             MP në “Mësuesi në Arsim Fillor Klasa I-V”