njoftime

Erasmus+ KA171 Teaching Mobility pasuron përvojën akademike në auditorët e Fakultetit të Ekonomisë!

Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, mirëpriti sot Prof. Assoc. Anisoara Apetri nga Universiteti “ Stefan Cel Mare” i Suceaves, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ Ka171 Teaching Mobility.
Prof. Assoc. Apetri mbajti një leksion në lëndën Institucionet Financiare, me studentët e vitit të dytë, të programit bachelor në Financë.
Ky bashkëpunim përforcon ndërkombëtarizimin e arsimit në Universitetin e Vlorës, duke u ofruar studentëve përvoja ndërkombëtare të vlefshme që pasurojnë procesin e tyre akademik.
Ai reflekton gjithashtu marrëdhëniet e suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” dhe Universitetit “Stefan Cel Mare” të Suceaves, Rumani.

Më poshtë gjeni disa momente nga ky leksion.
Ju ftojmë të na ndiqni për të zbuluar më shumë nga aktivitetet tona akademike dhe ndërkombëtare!

#UniversitetiIsmailQemali #FakultetiEkonomik #DepartamentiFinancëKontabilitet #ErasmusPlus #GlobalCollaboration