njoftime

Trajnim ndërveprues me pjesëmarrjen e gazetarëve të rinj të mediave lokale, studentëve të gazetarisë dhe të rinjve vullnetarë të Laboratorit Mediatik Universitar.

Sot, në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, u zhvillua një trajnim ndërveprues me pjesëmarrjen e gazetarëve të rinj të mediave lokale, studentëve të gazetarisë dhe të rinjve vullnetarë të Laboratorit Mediatik Universitar.

Aktiviteti u organizua nga Këshilli i Medias dhe platforma Res Publica, dhe u drejtua nga kryetari i Këshillit të Medias, z. Koloreto Cukali. Diskutimet u përqendruan në etikën profesionale, sfidat e gazetarisë lokale dhe nevojën për një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet mediave dhe aktorëve komunitarë. Pjesëmarrësit kontribuan me reflektime dhe ushtrime praktike, duke theksuar rolin e të rinjve në ndërtimin e një mjedisi mediatik më të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës.