“Ndёrgjegjёsimi pёr vaksinimin: Çelësi për një Komunitet të Shëndetshëm”
Nёn kёtё tematikё Departamenti i Kujdesit Shёndetёsor, Fakulteti i Shëndetit, nё bashkёpunim me Njёsinё Vendore tё Kujdesit Shёndetёsor Vlorё, organizoi në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit, njё sesion informues me fokus ndёrgjegjёsimin mbi rёndёsinё e vaksinimit si njё nga ndёrhyrjet mё tё rёndёsishme tё Shёndetit Publik.
Tematikat e trajtuara:
Rёndёsia e vaksinimit në Shëndet Publik
Menaxhimi i programit tё vaksinimit
Ruajtja dhe administrimi i vaksinave
Mite dhe fakte mbi vaksinimin
– Dr. Agron Bashllari, Shef i Shёrbimit tё Epidemiologjisё dhe Shёndetit Mjedisor ndau eksperiencёn e tij mbi menaxhimin e programit tё vaksinimit nё qytetin e Vlorёs.
– Kryevaksinatorja e Njёsisё Vendore tё Kujdesit Shёndetёsor Vlorё, znj. Julinda Rustemi trajtoi tematikёn mbi praktikёn e ruajtjes sё zinxhirit ftohёs dhe administrimit tё vaksinave.
Pjesёmarrёs nё kёtё aktivitet ishin studentё tё Fakultetit tё Shёndetit, si profesionistё tё ardhshёm tё shёndetёsisё dhe punonjёs tё Qendrave Shёndetёsore tё qytetit tё Vlorёs.
Ky aktivitet shёrbeu jo vetёm si një mundësi për të mësuar më shumë, por edhe si njё thirrje pёr tё qёnё zёra tё informuar dhe tё pёrgjegjshёm pёr tё kontribuar nё nxitjen e besimit ndaj vaksinave.
#vaccine #prevention #publichealth #vaccineworks #facultyofhealth
#Java_Botërore_e_Imunizimit