njoftime

Podcast Nr. 20-UniVlora- Shkencat Detare nuk janë më thjesht një degë studimi ,janë një domosdoshmëri për të ardhmen e mjedisit dhe ekonomisë blu

Profesor Ermal Xhelilaj, një prej figurave më të rëndësishme të fushës së Shkencave Detare të Universitetit në Podcast-in Univlora me Marieta Merkuri të Laboratorit Mediatik UniVlora, ndau me pasion dhe qartësi,  eksperiencat  akademike dhe profesionale brenda Departamentit duke theksuar rëndësinë e kërkimit shkencor në ruajtjen e ekosistemeve detare dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve detare, për sfidat e fushës, potencialin që ofron bregdeti shqiptar dhe nevojën për më shumë investim në teknologji, laboratorë dhe ndërgjegjësim publik. Gjatë bisedës, ai foli për rëndësinë e edukimit dhe kërkimit në fushën detare, duke nënvizuar se: “Shkencat Detare nuk janë më thjesht një degë studimi por janë një domosdoshmëri për të ardhmen e mjedisit dhe ekonomisë blu.”Ai vuri theksin te programet e reja që janë në zhvillim të cilat synojnë të përgatisin profesionistë të aftë për sfidat bashkëkohore dhe se këto iniciativa janë rezultat i bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe synojnë të bëjnë universitetin një qendër reference në studimet detare në rajon.