njoftime

Podcast Nr. 19 – UniVlora “Nga sfidat te sukseset. Rruga e Departamentit të Kimisë përtej formulave, drejt vizioneve të reja në Kimi”

Në podcastin Univlora, pata kënaqësinë të bisedoja me ish-përgjegjësen e Departamentit të Kimisë, Prof. Flora Qarri, një figurë me përvojë dhe kontribut të vyer në zhvillimin akademik dhe profesional të këtij drejtimi. Ajo ndau me ne historikun e departamentit, sfidat dhe arritjet ndër vite, si dhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur në formimin e brezave të rinj të kimistëve. Gjatë intervistës, u theksua nevoja për investim në laboratorë, përmirësim të kushteve të punës dhe inkurajim të kërkimit shkencor. Ajo përçoi një mesazh frymëzues për studentët dhe të rinjtë që ndjekin këtë rrugë, duke theksuar se pasioni dhe përkushtimi janë çelësat e suksesit në shkencë.